Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se sot duhet të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Borrell përmes një mesazhi,bën thirrje që mjaft më me këtë situatë. Ai nuk e fshehu keqardhjen për situatën në Bullgari, ndërsa theksoi se ne duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën pasi nuk mund të vazhdohet me një vend që bllokon gjithçka.
“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”, tha Borrell.