Rajoni

Borrel:Ka pasur propozime për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:09 - 23/11/20 |
Al Do

Përmes një intervistë për gazetën serbe “Nezavisne” përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell është shprehur se disa muaj më parë mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur një propozim për shkëmbim të territoreve.

Sipas Borrel, shkëmbimi i territoreve mes 2 shteteve nuk është një mundësi dhe se Prishtina dhe Beogradi duhet ta gjejnë vetë një zgjidhje.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

Borrell u shpreh se BE-ja dëshiron të jetë ndërmjetës në këtë dialog.

“Unë drejtova një nga takimet mbi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar nga historia”, tha Borrell.

Ky i fundit pret që qeveria e Jo Biden të ketë lidhje të fortë me BE-në në të gjitha çështjet dhe theksoi sërish se mes të dyja vendeve nuk ka garë. /Opinion.al

Pas