Boris Johnson është zgjedhur kryeministri i ri i Britanisë. Johnson, ish-kryebashkiak i Londrës, konsiderohej prek kohësh favorit për këtë pozicion, ndërsa ka fituar me 92153 vota nga anëtarët e Partisë Konservatore.
Fushata për tu bërë lider i Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe kryeministër është dominuar nga diskutimet për Brexit.
Johnos konkuronte kundër Jeremy Hunt, i cili synonte të siguronte një Brexit me marrëveshje. Johnson në anën tjetër ka thënë se kërkon të largojë Britaninë nga BE-ja patjetër deri më 31 tetor, duke përfshirë mundësinë e largimit pa marrëveshje.
Ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ka dhënë dorëheqje në shenjë revolte pas mospërkrahjes së politikës së saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian./Opinion.al