Në 8 dhjetor të vitit 1938 doli në kinema, duke u bërë i pari Disney klasik i historisë. Ishte filmi i parë i animuar në Disney, principesh e parë e përrallave dhe miqtë e parë të fëmijëve.
“Borëbardha dhe 7 Xhuxhët”, u publikua për herë të parë më 8 dhjetor të 1938 në “Carthay Circle Theatre”, në SHBA. Ndonëse kanë kaluar kaq shumë vjet, Borëbardha vazhdon që të jetë një nga përrallat e preferuara të fëmijëve, transmeton gazeta shqip.
E bardhë si bora, me flokë të zeza dhe gojën si ngjyra e një trëndafili, bija e mbretit ka besuar tek dashuria dhe ka dashur gjithmonë të komunikojë me natyrën.
Njerka e keqe e ka parë atë gjithmonë një grua të re dhe ishte shumë ziliqare për bukurinë e Borëbardhës. Disney përmes Borëbardhës tregon për herë të parë se si dashuria e madhe mund të riparojë gjithçka.