Bordi ekzekutiv i UNESCO-s në Paris ka vendosur “pro” pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Është ky hapi i parë i procesit vendimarrës që pritet të votohet në muajin nëntor nga Këshilli i Përgjithshëm. Rezistencë për ta shtyrë vendimin për Kosovën kanë bërë përfaqësuesit e Kubës dhe Rusisë, ndërkohë që i pranishëm në mbledhje ka qenë edhe Zv. Kryeministri Thaçi.