Aktualitet

Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 17/06/22 |
Opi Nion

Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë arrit shifrat rekord. Ditën e sotme Bordi i Transparencës ka informuar se një litër naftë do të shitet me 265 lekë për litër, nga 258 lekë për litër që shitej.

Duhet theksuar se ky është çmimi më i lartë i naftës i vendosur ndodnjëhetë nga Bordii Transparencës.

Ndërsa një litër benzinë do të tregtohet për 241 lekë për litri, dy lekë më pak. Çmimi i gazit nuk ndryshon. Në pikat e karburanteve një litër gaz do të blihet për 86 lekë. Ndërsa çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në ora 18:00.

Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të ketëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursav“,-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas