Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend. Në mbledhjen e kësaj të enjte, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 3 Lekë çmimin e naftës. Në pikat e karburanteve një litër naftë do tregtohet me 181 Lekë nga 184 që ishte.
Ndërsa benzina është ulur me 5 Lekë. Në pikët e karburanteve një litër benzinë do të tregtohet me 181 Lekë nga 186 Lekë që ishte më parë.
Çmimi i gazit ka mbetur sërish i pandryshuar, duke u tregtuar me 75 Lekë. Bordi i Transparencës thotë se për caktimin e çmimeve i është përmbajtur me përpikmëri lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi pasditen e sotme në orën 18:00.