Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë çmimet e karburanteve.
Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër në treg.
Benzina do të trgëtohet me 208 lekë për litër ndërsa Gazi do të tregtohet me 74 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Nëntor
Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.