Aktualitet

Bora/ Veri-lindja, ja kush janë akset ku duhet të kaloni me zinxhirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 27/11/15 |
b.f

Reshjet e para të dëborës në Shqipëri kanë filluar të krijojnë edhe problemet e para në qarkullimin e automjeteve. Në qarkun e Dibrës 70 përqind e rajonit është përfshirë nga reshjet e dëborës, duke bllokur edhe rrugës. Policia Rrugore këshillon që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me zinxhirë për të shmangur aksidente. Reshje dëbore janë konstatuar nga edhe në zonën e Pukës. Ku edhe këtu policia ka  këshilluar drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë drejt Pukës të lëvizin me zinxhirë. Problem është mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve në Pukë, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka kontaktuar kompani për mirëmbajtjen. Por nëse nuk ndërhyhet, reshjet e borës mund të rrisin rrezikun për qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas