Ditën e sotme reshjet e borës kanë pushtuar Tiranën dhe gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën me dije gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të kufizuar dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor. ARRSH bën me dije se; “kompanitë e mirëmbajtjes dhe forcat e shtuara te Policisë Rrugore janë në terren për të garantuar ndërhyrjen ne kohë sa më të shpejtë”.