Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç”/ Rama-komentuesve: Votën e pensionistëve e kam pasur dhe do e kem!

2025/03/01 at 4:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç”/ Rama-komentuesve: Votën e pensionistëve e kam pasur dhe do e kem!

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në rrjete sociale në lidhje me bonusin e pranverës për pensionistët që do të shpërndahet ditën e hënë.

“Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç”, shkruan një qytetar.

Ndërkohë Rama i përgjigjet komentuesit, duke thënë se votën e pensionistëve e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë.

“Jo, këtë nuk e them sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, sikletin dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë, kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz.

Ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se të vinim në detyrë po përpiqemi ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe të numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. Por ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes, Rrapushit dhe bufit të kënetës. A mjafton? Padiskutim që jo, por është shumë më tepër se dje. Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mend e tua, por të flasësh se çfarë të vë në gojë llumi i kënetës.”, thotë Rama.

”Pse u harxhuat kaq shumë”, shkruan një tjetër.

Ai i ka thënë se pensionistët e kuptojnë më mirë sesa të tërë vlerën e një përpjekjeje të sinqertë.

“Në qoftë ironi e pranoj me keqardhje. Në qoftë keqardhje unë ju pyes a jepni dot ju prindërve prindërve tuaj më shumë sesa lekë sesa keni mundësi. Patjetër që do të donit t’ju jepnit shumë më shumë, por nuk iu jepni dot se e dini mirë se do të hyni në borxh. Nëse hyni në borxh për t’ju dhënë sot më shumë, nesër jo vetëm që nuk do t’u jepni dot asgjë por do të humbni edhe shtëpinë tuaj. Njësoj si me piramidat.

Kështu që them përsëri, pensionistët e kuptojmë më mirë sesa të tërë vlerën e kësaj përpjekjeje të sinqertë dhe e dinë më mirë se kushdo që flet në emër të tyre, që bonus i dytë Brenda më pak se gjashtë muajsh falë të ardhurave që u rritën mbi parashikimet si pasojë e zgjerimit të ekonomisë është një buqetë me lule dashurie dhe respekti, përulësie ndaj tyre. Të tjerat ua thonë pensionistët me 11 maj, sic ua kanë thënë edhe kur merrnin vetëm një bonus 3 mijë lekë në fund të vitit. Ata dhe unë në të paktën një gjë, dimë kuptimin e fjalës punë dhe çmojmë vlerën e fjalës Shqipëri”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Bota

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 Qershor, 2025 3:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

2 Qershor, 2025 3:12 pm
Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
Rajoni

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

2 Qershor, 2025 3:00 pm
Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
Aktualitet

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

2 Qershor, 2025 2:58 pm
Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën
Aktualitet

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

2 Qershor, 2025 2:52 pm
Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..
Sport

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

2 Qershor, 2025 2:49 pm
Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë
Kryesore

Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë

2 Qershor, 2025 2:28 pm
Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat

2 Qershor, 2025 2:26 pm
“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë
Aktualitet

“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë

2 Qershor, 2025 2:21 pm
Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen detaje nga takimet
Aktualitet

Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen detaje nga takimet

2 Qershor, 2025 2:17 pm
Para
Berisha: Do të formalizojmë kriptomonedhën Bitcoin

Berisha: Do të formalizojmë kriptomonedhën Bitcoin

31% e popullsisë nuk kryen aktivitet fizik

31% e popullsisë nuk kryen aktivitet fizik

Trump urdhëroi që Zelenski të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ja prapaskenat e debatit të paprecedentë

Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?

TE FUNDIT

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
2 Qershor, 2025

Mbi vullkanin Etna, një re e dendur dhe e lartë disa kilometrash është ngritur, duke treguar aktivitet të shtuar shpërthimi....

Lexo më shumë

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
2 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë nuk tërhiqet! Këshilltarët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thonë se nuk dekurajohen nga vendimi...

Lexo më shumë

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
2 Qershor, 2025

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë...

Lexo më shumë

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
2 Qershor, 2025

“Një grup arkeologësh në Kodrat Bishçukas të Lushnjës po kryhen zbulime të rëndësishme arkeologjike. Ata po punojnë në dy sondazhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com