As nisma e kryeministrit për t’i shpërblyer me 100 mijë lekë bonus veç pagës nuk i ka joshur mjekët specialistë të shkojnë të ushtrojnë profesionin në spitalet bashkiake dhe rajonale. Zëvendësminstrja e Shëndetësise Milva Ekonomi tregon se kontrata kane nënshkruar vetëm 6 mjekë nga 90 që nevojiten në 24 rrethe të vendit për 11 specialitete të ndryshme.
Mungesat nuk paraqiten vetëm në zona të thella, por edhe në qytete si Vlora, Saranda, Korça, Shkodra.
Veç 90 mjekëve që mungojnë 63 të tjerë ndonëse rezultojnë të punësuar nuk shkojnë për të ushtruar profesionin. Ministria e Shëndetësisë po shqyrton rastet dhe zëvendësministrja shprehet se do veprojnë ndëshkimet.
Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë një situatë e tillë nxjerr në pah nevojën për të aftësuar më tepër infermierët në disa spitale bashkiake dhe forcimin e specialiteteve të caktuara në spitalet bashkiake.
Por deri në marrjen e këtyre masave pacientët në këto qytëte duhet t’i drejtohen rrethit më të afërt për të marrë shërbimin e munguar.