Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në tregun e fruta-perimeve në Quetta, Pakistan.
Një efektiv policie ka thënë për “Aj Jazeera” se objektivi i atentatorëve kanë qenë disa njerëz të minorancës etnike hazare, që jetojnë në rrethinat e tregut.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën./Opinion.al