Numri i të vdekurve nga sulmi i sotëm i bombardimeve në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka arritur në 22, thanë shërbimet e urgjencës ukrainase.
Trupat e të paktën 22 civilëve janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmeve ajrore ruse, thanë ata në një postim në internet.
Puna e shpëtimit po vazhdon, shtuan ata, por nuk specifikuan se ku ndodhi saktësisht sulmi.
Më herët kemi raportuar se guvernatori i Chernihiv tha se të paktën nëntë persona u vranë dhe katër u plagosën pasi sulmi ajror goditi dy shkolla dhe shtëpi private.
Shtypi lokal tha se ishin goditur disa shkolla, kopshte dhe një spital në zonën aty pranë./Opinion.al