Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, reagoi për herë të parë pas bombardimeve të SHBA, duke lëshuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.
Në një postim në rrjetin social “X”, Ali Khamenei, tha se “ndëshkimi” i Izraelit do të vazhdojë”, por nuk përmendi Shtetet e Bashkuara ose Presidentin Donald Trump në deklaratën e tij.
“Armiku sionist bëri një gabim të madh, kreu një krim të rëndë; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet në këtë moment”, shkroi Khamenei, në X orët e para të mëngjesit të sotëm.