Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bomba ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit në gjyq: Në Shkodër shkuam për kanabis

2018/02/11 at 5:29 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Bomba ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit në gjyq: Në Shkodër shkuam për kanabis

Në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat si autorë të atentatit me eksploziv të 13 janarit në Shkodër, Endrit Çopja dhe Argel Lulaj bënë një deklaratë të pazakontë në sallën e gjyqit.

Ata thanë se kishin qenë disa herë në Shkodër për të kryer vepra të tjera kriminale, për të cilat në fakt s’ka akuzë ndaj tyre, por jo për atentatin ndaj Lulzim Kullës.

“Kemi qenë disa herë në Shkodër për të blerë kanabis, por jo për të vendosur eksploziv”, kanë thënë dy të arrestuarit, në seancën me dyer të mbyllura që u zhvillua paradite për rivlerësimin e masës së sigurisë, që përfundoi me lënien e tyre në burg pa afat.

Kjo deklaratë u konfirmua për Tv Klan si nga përfaqësues të akuzës ashtu edhe nga pala mbrojtëse.

Të arrestuarit mësohet të kenë thënë se nuk i mbanin mend datat kur kanë qenë në Shkoder, ndërsa nuk i bënë publik emrat e personave tek të cilët do të blinin drogën.

Prokuroria dyshon se ky pretendim është vetëm një alibi e të arrestuarve, për të ngritur një version paralel mbi aryset e udhëtimi të tyre në Shkodër.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse organi i akuzës do ta hetojë edhe këtë version, në mënyrë që të bjerë në gjurmët e organizatorëve të trafikut të pretenduar.

Avokati Genc Gjokutaj, tha jashtë kamerave se organi i akuzës nuk kishte prova që të faktonin pjesëmarrjen e tyre në atentatin ndaj Lulzim Kullës, që la 8 të plagosur.

Ndërsa prokurori Albert Muçaj tha se kishte përgjime të të arrestuarve, të cilat nuk i paraqiti me argumentin se mund të cënonin hetimin. Ai është shprehur gjithashtu se Çopja dhe Lulaj u identifikuan nga pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë së zonës ku ndodhi krimi.

Prokuroria pretendon se motorçikleta ku ishte vendosur lënda eksplozive është transportuar me furgon të bardhë nga Elbasani në Shkodër, përpara atentatit.

Çopja, Lulaj dhe Serxho Teta, i akuzuar për moskallëzim krimi, u arrestuan nga policia të enjten e javës së kaluar në Elbasan. Prokuroria dyshon se shkak i atentatit janë pazaret e prishura të drogës.

Etiketa: Argel LulajEndrit Çopjagjyqrus shkoderte arrestuartritol

Ju sugjerojmë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

27 Gusht, 2025 11:00 pm
Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

27 Gusht, 2025 7:39 pm
Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar
Kronikë

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar

27 Gusht, 2025 6:48 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 Gusht, 2025 6:12 pm
Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll
Aktualitet

Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll

27 Gusht, 2025 4:00 pm
Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime
Aktualitet

Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

27 Gusht, 2025 3:22 pm
Projektligji depozitohet në Kuvend, lejimi i gjuetisë vetëm në zona të miratuara
Aktualitet

Projektligji depozitohet në Kuvend, lejimi i gjuetisë vetëm në zona të miratuara

27 Gusht, 2025 2:35 pm
Tiranë/ Kishin përshtatur dy ambiente për lojëra fati, procedohen penalisht 4 kinezë
Aktualitet

Tiranë/ Kishin përshtatur dy ambiente për lojëra fati, procedohen penalisht 4 kinezë

27 Gusht, 2025 1:30 pm
Policia arreston ish-kreun e IMT-së së Durrësit, ja akuza që rëndon mbi të
Aktualitet

Policia arreston ish-kreun e IMT-së së Durrësit, ja akuza që rëndon mbi të

27 Gusht, 2025 1:22 pm
Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin

27 Gusht, 2025 1:03 pm
Para
Kërcënoi prokuroren, Anglia deporton shqiptarin Alban Beshiri

Kërcënoi prokuroren, Anglia deporton shqiptarin Alban Beshiri

Komenti i mikut të Getoarit acaron Marinën, moderatorja i kthehet: O legen

Komenti i mikut të Getoarit acaron Marinën, moderatorja i kthehet: O legen

Pedagogët pa rroga/ Rektori i UT: Faji i ministrisë dhe administratorëve

Pedagogët pa rroga/ Rektori i UT: Faji i ministrisë dhe administratorëve

TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
27 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të...

Lexo më shumë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com