Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin e Eni Vasilit ditën e sotme, duke thënë se Arben Frroku, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku është ndaluar në Holandë.
Sipas Berishës, Arben Frroku, i dënuar nga Apeli për vrasjen kryekomisarit Dritan Lamajt është ndaluar nga autoritetet në Holandë, mirëpo Ministria e Brendshme nuk çon të dhënat për ta konfirmuar këtë.
“Arben Frroku është ndaluar në Holandë, por Saje Qorri nuk çon të dhënat atje që ta arrestojnë dhe ta ekstradojnë, njësoj sikurse bëri kur e ndaluan në Kroaci që u çoi të dhëna se ishte në rregull”, tha Berisha.
http://www.dailymotion.com/video/x475giq_berisha-arben-frroku-eshte-ndaluar-ne-holande-saje-qeorri-nuk-con-te-dhenat_news
Berisha tregon fotot: Ushtarët e Shullazit me snajpera, janë të lirë
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në emisionin “Studio e Hapur” disa foto të disa personave të armatosur me armë të rënda.
Sipas Berishës, ata janë ushtarë të Emiljano Shullazit, të cilët bredhin ende të lirë. Berisha tha se fotot ia kanë dërguar oficerë të Policisë, ndaj ata nuk arrestohen.
Berisha: Ka prokurorë që shesin dosje
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit për ngjarjet e fundit në vend.
Ai akuzoi Policinë si bandë kriminale e lidhur nga Shullazi. Lidhur me arrestimin e këtij të fundit, Berisha tha se policia refuzoi ta arrestonte, por ishin oficerët e Prokurorisë ata që e arrestuan Shullazin.
Pikërisht, sipas Berishës, arrestimi i Shullazit shërbeu si pikë hakmarrje e mazhorancës për ta përjashtuar atë nga Parlamenti.
Berisha tha se Shullazi para disa muajsh nxori nga komisariati nipin e tij dhe rrahu edhe policin që e kishte arrestuar.
http://www.dailymotion.com/video/x475961_berisha-per-shullazin-dhe-prokuroret-qe-shesin-dosje_news
Berisha: Destabilizimi po vjen, këtu do të jemi
Ish-kryeministri Berisha i qëndroi edhe një herë deklaratës së tij për armatosje të popullatës. Ai tha se Policia është me krimin dhe se qytetarët duhet të armatosen që të mbrohen prej krimit.
I pyetur nga gazetarja nëse këto deklarata destabilizojnë vendin, ai e mohoi këtë gjë, duke thënë se destabilizimi po vjen, madje duke treguar edhe bindje.
“Destabilizimi po vjen, këtu do të jemi. Tani ka vrasje më shumë se kurrë ndonjëherë. Asnjëherë nuk kemi qenë në këtë gjendje”, tha Berisha.
http://www.dailymotion.com/video/x475d1a_berisha-keta-jane-ushtaret-e-shullazit-me-snajpera_news
Intervista
Që nga dita kur ju bëtë një deklaratë që tronditi disi opinionin politik, pati dhe jehonë ndërkombëtare. Si e pritet vendimin për përjashtim?
U ndjeva shumë i nderuar. Pasi këtë kohë e karakterizon koha e shullazëve. Për aq sa mediat flasin e paraqesin, për aq sa komentohet e transmetohet, kjo është koha e shullazëve qeveritarë. E kam fjalën për kohën e krimit të organizuar në shkallën më të lartë. Në dy netët e fundit tritol, vjedhje me maska, arrestimin të biznesmenit në mënyrë më mafioze, e kam fjalën për zotin Neranxi, që organizonte një panair. Kjo është koha e shullazëve. Shullazi kryesor është Rama, Tahiri. Ai që i bënë Neranxit është rrëmbim. Gjetën rastin për ta kapur, ai kishte një panair që ishte një ngjarje jo vetëm për biznesin e tij, por për të gjithë sektorin e atij lloj biznesi. Është një njeri që ka qenë deputet.
Ju thoni se prokuroria është penguar për këtë dosje për shkak të rrethanave të ligjit, etj. Ka tentuar që të ndaloj policia herë më parë prokurorinë?
Nuk kam dijeni, pasi të dhënat e prokurorisë i quaj sekret më të madh shtetëror. Sekret i dosjes është kusht themelor i krimit. Prokurorë janë ata që shesin dosjet, dhe ata janë më kriminel se kriminelet. Kjo është linja më kriminale brenda atij institucioni. Unë po të garantoj se nuk bëj përpjekjen më të vogël për të marrë informacion më të parëndësishëm në këtë institucion. Askush si merr ato.
Kthehemi tek deklarata juaj për armatosje të qytetarëve shqiptare. Ju thatë se ju bën nder ky përjashtim…Ka pasur shumë komente; ‘Është deklaratë antikushtetues. ‘Fataliste’ e quajti Ben Blushi..
Nuk janë vetëm në qeveri, këto janë faktet e qeverisë dhe unë do ta faktojë. Por, të bëjnë një marrëveshje. Arma dhe njeriu. Arma dhe pushtetit. Cili është qëndrimi i pushtetit ndaj armës? Në diktaturë një nga ligjet më themelore të diktaturës është çarmatosjen e popullit. Lexoni historinë. Një nga aktet çarmatosja duke përdorur të gjithë dhunën dhe terrorin. Kurse në demokraci ky fenomen nuk ekziston. E drejta ligjore e qytetarit për të patur armën. Janë mjeranë në injorancën e tyre.
Propozimi juaj është serioz kur flisni për armatosjen?
Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik. Cilat janë demokracitë më stabël sot? Janë Norvegjia, një nga vendet më të armatosura, por edhe një nda vendet më të qeta, Finlanda, Suedia, Çekia. Në deklaratën time thashë që qytetarët shqiptarë të armatosen, jo demokratë armatosuni, as mazhoritarë armatosuni, sepse sot në mënyrë absolute nuk ka qytetar përveç qeveritarëve që ka sigurinë minimale. Çdo ditë marr pafund mesazhe. Kam marrë mesazh nga një qytetar në fshatin Marrash, kur hajdutët shkojnë i vjedhin bagëtinë. Të tilla mesazhe marr nga të katër anët e vendit. Policinë e ka marrë krimi, e ka marrë Saje Qorri, e ka marrë Shullazi. Unë kërkoj nga çdo shqiptar që të mendojë për këto probleme, sesa të rënda janë. Depot i hapën qytetarët. Problemi është se nqs shteti nuk i del zot qytetarit nuk i garanton jetën pronën, atëherë qytetari në çdo vend të botës duhet të mbrojë pragun e shtëpisë. Ne po ecim në një situatë të vështirë.
Kujt i referoheni? Për 2015 statistikat thonë se krimi është ulur.
Janë statistikë gënjeshtër. Të shkelësh mbi kufoma i thonë kësaj. Vetëm gjatë këtyre 4 muajve janë bërë 60 vrasje. Nuk shkojnë shqiptarët në luftë civile. Ata që kujtojnë se shqiptarët shkojnë në luftë civile se kanë armë, ata vetëm fantazojnë.
A rrezikon kjo deklaratë të destabilizojë?
Nuk ka patur kombe për kapita që të ketë patur më shumë armë se shqiptarët gjatë kohës otomane, apo para luftës, dhe nuk i kanë përdorur kundër njëri-tjetrit.
A është thirrja juaj që shqiptarët të mos njohin shtetin?
Shteti i tyre ka bërë një ligj për armët që i lejon çdo qytetari të kërkojë armë. E kanë amenduar edhe këta sëfundmi, pra blerjen e armës. E kanë zhvendosur në kushte tregu. Do armë, po. Ky ligj përjashton ata që kanë probleme psikike dhe ata me prcedente kriminalë. Ky ligj të autorizon të kërkosh armë kur ndjehesh në rrezik personal, pra po marr armë të mbrohem.
Po thoni që lejet jepen që të favorizohet dikush?
Jepen ose për militantët ose kundër ryshfetit 1 mijë euro..Ke dëgjuar të flitet për vjedhje banesash kanë dalë nga regjistri nuk i përmend më policia. Shiko me armë pajisen ose banditët ose nëse paguan 1 mijë euro. Ligji duhet të ndryshojë, praktika e dhënies është korruptive. Nuk bëra thirrje të armatosen demokratët jo, por të armatosen qytetarët. Do thoni po pse e bëre tani? Sepse nuk ka më siguri, çfarë sigurie ka ai që i vjedhin lekët para Sheratonit? Policia është inekzistente. Çdo njeri që vendos për të vrarë dikë të jesh i bindur që nuk pengohet nga arma, nuk është arma fajtore por vrasësi. Zvicra që ka armë, ka vrasjet më të ulëta në Europë.
Deklaratat tuaja kanë bërë jehonë dhe në mediat e huaja. A ishte qëllimi juaj ky? A mendoni se i keni bërë dëm Shqipërinë me këto deklarata?
Qëllimi im, shqetësimi im, si një ish-president, ish-kryeministër është një dhe vetëm një; sigurua e qytetarëve shqiptarë që po i detyrojnë që të largohen nga ky vend. Shkaku më madhor i vrasjes së shpresës dhe asaj që nuk përsëritet.
A i bën mirë imazhit të Shqipërisë kjo deklaratë?
Se cili është imazhi i Shqipërisë, shiko imazhin që po bëhet kundër Shqipërisë që ja ka nxirë Rama. Rama me lidhjen e tij me krimin. Çfarë ndodh sot? Unë para të vi në pushtet, kaloja nga një studio në tjetër. Unë thash që do ti zhduk bandat, nga të cilat janë; Aldo Bare, Neat Kulla, e me dhjetëra të tjerë. Shqipëria nga shpellë e krimit, nga një vend që prodhoheshin libra për mafian, u bë një nga vendet më të sigurta. Bandna e Elimjano Shullazin është banda më e rrezikshme në gjithë historinë e vendit.
Prandaj se luftuat dot në kohën tuaj?
Në atë kohë nuk kishte bandë. Në kohën time ishte Dritan Dajti. Kurse ky nuk ishte në atë përplasje. Në kohën time është arrestuar 7 herë është dënuar disa herë. Por në vitin 2014 ky u shpërblye në kohën e Ramës. Emiljano Shllazi nga Edvin Shullazi mori paret me vendim qeverie. Pra, është më i rrezikshëm. Pse? Sepse ka lidhjet më të fuqishme politike me kreun e qeverisë dhe ministrin e Brendshëm, Tahiri.
Ministri i Brendshëm ju ka ngritur një sfidë se ju kërkoi të ngrinin një Byro Hetimore..
Të gjitha u bënë me leje të Saje Qorrit dhe Shullazit. Janë foto të personave me armë. Ja ku e ruan gjeneralin. (Tregon fotot) Pasi ka marrë vesh se kush e denoncoi, janë bërë oferta të mëdha, kërcënime të mëdha. Të gjitha këto i kam nga oficerë policie. Çfarë ndodhi më 11 shkurt 2014, kur 4 bomba shpërthyen në Tiranë. U gjet një megabombë me gozhda e bulona afër shkollës. Një nga bombat plasi të farmacia e kontrabandistit Tahiri. Çfarë më thotë mua oficeri që drejtoi hetimin. Arrita se bombat e i ka vënë banda e Shullazit.