Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është kritikuar ashpër, pas iu drejtua qytetarëve duke thënë “nuk duhet të përballeni me koronavirusin si një popull homosh”.
Presidenti i Brazilit tha se nuk ka kuptim t’i shmangemi realitetit, të gjithë do vdesim një ditë.
“Të gjithë flasin vetëm për pandeminë. Mjaft më! Më vjen keq për viktimat, sinqerisht. Por, të gjithëve do të na vijë dita për të vdekur. Nuk ka kuptim që t’i shmangemi realitetit. Boll u sollëm si vend homosh, duhet të ngremë kokën dhe të luftojmë”, tha Bolsonaro, në një fjalim, nga pallati presidencial.
Që prej fillimit të pandemisë Covid-19, Bolsonaro nuk i ka dhënë shumë rëndësi COVID-19, pavarësisht se Brazili rezulton të jetë një nga shtetet më të prekura nga pandemia.
Në Brazil regjistrohen rreth 6 milionë të infektuar dhe mbi 160 000 viktima. Sa i përket numrit të viktimave, Brazili është vendi i dytë në botë, pas SHBA./ Opinion.al