Aktualitet

“Boll u hakërryet”, Felaj-Palokës:Kërkoni ndjesë ose lini sallën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 23/05/22 |
Opi Nion

Debate te forta kanë shoqëruar seancën plenare të ditës së sotme. Akuza të ndërsjellta ka patur midis ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së Sali Berisha. Spiropali e ka akuzuar Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërsa Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.

Ndërkohë që në debat ka ndërhyrë edhe deputeti Edi Paloka. Sipas Felajt, Paloka ka thënë disa fjalë ofenduese dhe për këtë duhet të kërkojë ndjesë ose të lerë sallën.

DEBATET

Spiropali: Nuk do të ma japë fjalën për të përgjigjur sepse lexoi artikullin e një portali të financuar vete me paratë e të vdekurve në Gerdec. Pse ulëret (i drejtohet Edi Palokes)?

Felaj: Pse ulërin nga vendi! Boll hy hakërryet njerëzve në këtë sallë , ju meritoni të dilni jashtë për fjalët që përdorët. Ju nuk fyeni dot askënd.

Spiropali: Unë e njoh vëllain tim, njoh kunatën. Nuk jam nga ata që thonë nuk e njoh baxhanakun. Unë mbaj përgjegjësi për këta sepse një cent të qytetarëve shqiptarë nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Prandaj nuk ma bën mua syri tër. Unë nuk intimidohem, dëgjoje mirë këtë gjë. Ashtu siç po të bëju thirrje ty të shkosh në prokurori dhe SPAK, po ashtu i bëj thirrje institucioneve të shohin me rradhë ty dhe familjarët e tu sepse historia të del ndryshe.

Felaj: Paloka të kërkojë ndjesë ose të lërë sallën.

Pas