Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2 javëshin e dytë të korrikut “do të ngrejnë njëherë e mirë në hava shtëpinë e përbashkët”.
Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Rama paralajmëroi inspektorët e Bashkive dhe të IKMT-së që të mos mbyllin sytë përpara këtyre paligjshmërive.
Ai theksoi se ky “mobilizim” në të gjitha zonat me problematika në vend, vjen si një “detyrim” e përgjegjësi pas fitores historike më 11 maj.
“Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për tu mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, policia bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët.
U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll.
Arsyet më kanë bërë të jem pranë Tiranës, marr mesazhe e ankesa, e kam shumë të fortë detyrimin që në Tiranë, Vlorë e Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht të jem gati për t’u dhënë përgjigjen që kërkojnë, është përgjigje e interesit komunitar të përbashkët.
Inspektorët e Bashkive dhe IKMT të vrapojnë shumë këto javë, që të mos përballen me faktet e syve të tyre të mbyllur, që do i çojë në situata të papëlqyeshme, dhe policia e shtetit të rrisë vigjilencë për ndërtime pa leje”, tha Rama.