Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bojom i zhgënjyer nga Luftëtari, ekipi nuk e pagoi ankesë FIFA-s

2017/06/21 at 3:52 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bojom i zhgënjyer nga Luftëtari, ekipi nuk e pagoi ankesë FIFA-s

Edi Nikolas Bojom, mbrojtësi që sezonin e fundit luajti për Luftëtarin, ka shumë rezerva për ekipin gjirokastrit pasi sipas tij nuk i ka shlyer të gjithë detyrimet që ishin të parashikuara në kontratë. Kamerunasi shkon edhe më tej duke thënë se nëse situata vijon e njëjtë atëherë është i detyruar të ankohet në FIFA. Sa i përket të ardhmes Bojom flet pa doreza teksa tregon se ka shumë oferta nga Europa dhe Azia, por nga skuadrat shqiptare Tirana është e vetmja që e ka kontaktuar zyrtarisht, raporton “panorama sport”. “Pas përfundimit të sezonit me Luftëtarin, kam pasur kontakte të vazhdueshme me klube në Arabinë Saudite, Turqi, Rumani dhe Ukrainë. Menaxheri ka folur më konkretisht dhe për momentin jam në pritje për të parë se çfarë do të bëhet”, ka thënë fillimisht 28-vjeçari. Bojom luajti 30 ndeshje me gjirokastritët në kampionatin e fundit, duke shënuar edhe dy gola, pikërisht në barazimet 2-2 të Luftëtarit në transfertë ndaj Laçit dhe Vllaznisë.


 

I pyetur nëse ka marrë ofertë zyrtare nga ndonjë klub shqiptar, Bojom zbulon gjithçka. “Po, ka qenë Tirana që më ka kontaktuar. Ata dëshirojnë që unë t’i ndihmoj në Ligën e Europës. Në fakt, prisja që diçka e tillë të ndodhte me Luftëtarin, por nuk u kualifikuam. Është një ide e mirë dhe unë mund të vij te Tirana, por për momentin ka një problem administrativ, kështu që është e pamundur”, sqaroi shtatlarti kamerunas.

 

Përpara se të mbërrinte në Shqipëri në verën e vitit të kaluar, Bojom ka qenë për disa sezone pjesë e klubit kampion të Angolës, Rekreativo Libolo. Më pas mbrojtësi u transferua në kampionatin qipriot tek AEL Limasol, por për shkak të një dëmtimi që e la jashtë fushave disa muaj, Bojom iu bashkua Luftëtarit në formë huazimi, duke bërë një sezon mbresëlënës.

 

PROBLEMET

 

“I zhgënjyer dhe i lënë në harresë nga klubi”. Kështu e përkufizon kamerunasi situatën te Luftëtari pas përfundimit të sezonit. “Mbyllëm një vit mbresëlënës, duke arritur vendin e katërt. Mirëpo, unë tashmë nuk jam në gjendje të them nëse do të vazhdoj të jem pjesë e Luftëtarit. Me keqardhje ju konfirmoj se klubi nuk e ka respektuar deri në fund kontratën me mua.

 

Jam shumë i zhgënjyer për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në fund të sezonit. Prisja prej ditësh të paguhesha nga klubi dhe të kthehesha në Kamerun, por çuditërisht në ditët e fundit të gjithë u zhdukën. Kisha për të marrë rrogën dhe bonusin, por askush nuk më dha një përgjigje pse kjo po vonohej.

Etiketa: #sport #luftetari


Ju sugjerojmë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
Kronikë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

17 Qershor, 2026 8:26 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

17 Qershor, 2026 7:58 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

17 Qershor, 2026 7:44 am
Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Para
Petrit Vasili kërcënon Bashën: “Unë di shumë të vërteta për sh.p.k-në tënde”

Vasili: Po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme me ministrat teknikë

Komentet epike në video-mesazhin e Ramës, çfarë të bën injoranca nuk ta bën as kolera

Komentet epike në video-mesazhin e Ramës, çfarë të bën injoranca nuk ta bën as kolera

Video-lajm/ Kur të hahen byrekë dhe ndalon mes të rrugës

Video-lajm/ Kur të hahen byrekë dhe ndalon mes të rrugës
















TE FUNDIT

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
17 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat...

Lexo më shumë

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
17 Qershor, 2026

Dashi Dita e sotme do të jetë shumë e kënaqshme për ata që janë në një lidhje dhe në çdo...

Lexo më shumë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}