Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku është diskutuar për bojkotin e futbollit.
Duka shprehet se kryeministri i ka premtuar atij se do të marrë në konsideratë propozimin e Ligës.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk dha një datë se kur do të nisë futbolli në Shqipëri, ndërsa shtoi se ai vetë personalisht do të kishte dashur që futbolli të mos ishte ndërprerë.
“Kryeministri më ka premtuar se do të marrë në konsideratë propozimin tonë. Personalisht do të doja që futbolli të mos ishte ndërprerë, tani varet nga Liga nëse do të bindet”, tha Duka./ Opinion.al