Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bojkoti i futbollit/Duka sqaron propozimet:I gatshëm të ulem me çdo person

2020/09/26 at 12:55 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bojkoti i futbollit/Duka sqaron propozimet:I gatshëm të ulem me çdo person

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka prezantoi sot në një konferencë për shtyp pikat që do t’i dërgohen qeverisë për të zgjidhur  ngërçin ku ndodhet jo vetëm futbolli, por i gjithë sporti shqiptar.


Një nga propozimet kryesore është ngritja e një komisioni të posaçëm, sportiv dhe qeveritar, për të vlerësuar projektet respektive apo përqindjet dhe vlerat monetare që do të marre secila federatë.

““Ne jemi këtu për të zgjidhur një gjë për sportin. Unë personalit e kam shprehur, unë jam personalisht i gatshëm që të takohem me çdo person, vetëm që ligji të behet. Në mbledhjen e Ligës disa nga presidentetët kanë deklaruar se po na bënë ligjin do ta votojmë maxhorancën e sotme.”, deklaroi Duka.

Ai theksoi nevojën për një ligj të ri për sponsorizimet pasi ai aktual “ka prodhuar zero lekë për sportin”, tha kreu i FSHF.

“Mua më duket logjike. Çfarë po kërkon sporti në Shqipëri, po kërkon sa Kosova, një shtet i krijuar 90 vjet mbrapa Shqipërisë, mos themi edhe shifra të tjera. Buxheti që jep qeveria shqiptare është 700 mijë euro. Kosova jep 12 milionë euro. Pse 12 herë më të këqij se Kosova jemi ne? Nuk bëhet mbrojtja duke thënë që kjo qeveri ka financuar, këtë e këta, po mo i ka financuar, e kemi duartrokitur kur është dashur. Ose merre dhe kopjo Kosovën, Maqedoninë, Hungarinë dhe bëj një gjë për sportin që të jetë e sigurtë. Minimum jetik për sportin.”, shtoi Duka.

Kreu i FSHF sqaroi skemën ku 30% e tatimeve e bizneseve që prodhojnë më shumë se 20 milionë lekë  të ketë mundësinë, dhe jo obligimin,  të shkojë  drejt sportit. “Idealisht janë 50 milionë euro, por jemi të vetëdijshëm që 100% nuk realizohet dot, mund të realizohet 10% në vitin e parë, dhe deri në 60% në vitet e ardhshme”.

Sipas tij, këto financime do të shkonin “për infrastrukturë, për fëmijët dhe federatat jo elitare , dhe vetëm në 25% për federatat elitare si Kategoria Superiore që sipas Dukës “ në vitin 2019 ka paguar 500 milionë lekë tatime, dhe do të paguajë edhe më shumë në 2020”.

Duka deklaroi se në parim ai “është kundër bojkoteve, por nuk është gjetur asnjë zgjidhje në tavolinë”.

“Vendimin Liga e ka marrë më 5 gusht. E kemi informuar UEFA-n, në çdo hap që ne marrim. Kemi marrë dhe ekspertizën e tyre. Janë plotësisht të informuar. Janë në dijeni të situatës. Kemi pasur një diskutim me presidentin në Budapest pas finales. Janë të interesuar që çështja të zgjidhet sa më shpejt.”, tha kreu i FSHF. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Para
“160 mësues dhe 100 nxënës me COVID”, PD: Po mbahet i fshehtë informacioni

"160 mësues dhe 100 nxënës me COVID", PD: Po mbahet i fshehtë informacioni

Zbulohet kë do të nominojë Tramp në Gjykatën Supreme të SHBA

Zbulohet kë do të nominojë Tramp në Gjykatën Supreme të SHBA

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta i drejtohet me letër Ruçit dhe Ramës

Meta:Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë
















TE FUNDIT

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor...

Lexo më shumë

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
7 Shkurt, 2026

Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në...

Lexo më shumë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com