Duke folur për arsyet që i shtyjnë të rinjtë shqiptarë për t’u larguar jashtë vendit, Gjergj Bojaxhi, tha se ata shkojnë aty ku kanë oportunitete më të qarta. Ndër të tjera ai u shpreh se modeli i suksesit në Shqipëri është studenti që hyn tek partia politike dhe bëhet drejtor, ndërsa e cilësoi Shqipërinë një vend me stërkëmbësha në çdo cep.
“Në Shqipëri kthehen vetëm dy lloj njerëzish; ose ata që kanë dështuar, ose ata që e kanë thirrje. Unë e kam thirrje. Unë si prind e kam shumë vështirë t’u them fëmijëve të mi duhet të jetoni këtu. Mund t’u them kam dëshirë të jetoni në Shqipëri, t’ua ëmbëlsoj. Në qoftë se shumica e njerëzve në jetë nuk janë dështakë dhe as e kanë thirrje, por janë njerëz normalë, atëherë kjo kategori do të shkojë aty ku ka oportunitet më të qarta. Oportunitet më të qarta nuk i ka në Shqipëri. Shqipëria është vend me stërkëmbësha në çdo cep. Modeli i suksesit në Shqëipëri është studenti që hyn tek partia politike dhe bëhet drejtor”, tha Bojaxhi./Opinion.al