Politikë

Boçi thirrje demokratëve: Të lëmë mënjanë mëritë, për një PD të bashkuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 20/01/23 |
Opi Nion

Në 32-vjetorin e degës së PD në Elbasan, deputeti i  PD, Luçiano Boçi iu ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen dhe të mos punojnë për interesa të ngushta.

Si kandidati për kryetar bashkie në Elbasan, Boçi foli edhe në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, duke thënë se kandidimi i tij nuk është vetëm sfida e tij politike apo lufta e tij personale,  por beteja e çdo qytetari për të çuar deri në fund qëllimin për të cilin u krijua Partia Demokratike.

“Në këtë vend ka shpresë. Besimi është vendosur, prandaj sot jemi kaq shumë dhe jo më kot përulemi me respekt para themeluesve. Ata që e sollën mes nesh ishin humanistë të pa shoq. Kjo nuk na pengon t’i nderojmë ata për atë vepër që kanë sjellë mes nesh. Themeluesit e Partisë Demokratike ndryshuan historinë duke sjellë shembullin e kurajës dhe angazhimit për të ngjallur vlerat e denja të ekzistencës njerëzore. PD projektoi një të ardhme të vërtetë ku secili prej nesh ka dashur të ketë vendin e vet. Jemi misionarë sepse e duam votën e lirë. E dashurojmë demokracinë, e adhurojmë Shqipërinë dhe atdheun. Personalisht jam një prej anëtarëve të PD dhe si misionar i kam hyrë detit në këmbë për të kthyer Elbasanin në shkëlqimin e tij. Kandidimi im nuk është thjesht sfida ime politike. Nuk është vetëm lufta ime personale. Është beteja e çdo qytetari sot. E çdo anëtari të opozitës dhe Partisë së Lirisë. Për të çuar deri në fund qëllimin për të cilin u krijua Partia Demokratike. Të lëmë mënjanë mëritë dhe interesat e ngushta për t’i dhënë dritë bashkëpunimit për një PD të suksesit dhe fitoreve. Për një PD të bashkuar”, deklaroi Boçi.

Pas