Kryesore

Boçi: Rama nuk zgjedh të luaj në finale me Liberpool por me Turbinën e Cërrikut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 18/05/22 |
Opi Nion

Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD, Luçiano Boçi në një prononcim për mediat ka reaguar për marrëveshjen Balla-Alibeaj.

Boçi e ka konsideruar këtë marrëveshje si antikushtetuese pasi Alibeaj nuk ka asnjë tagër të përfaqësoi PD. Ai bëri edhe një krahasim me futbollin, ashtu “siç ka qef kryeministri Rama”.

Deputeti i PD, tha se Rama nuk ka zgjedhur si kundërshtar në finale Liverpoolin por Turbinën e Cërrikut.

Negociatat për presidentit janë politike. Nuk bëhet fjalë për një reformë zgjedhorë. Ndoshta Alibeaj mund të fshihet pas pozicionit të kryetarit të komanduar. Por këtë pozicion nuk ia pranon as Rama. Shkon dhe ulet në prehrin e Ballës. Meqenëse Rama i ka qejf krahasimet me futbollin. Është njësoj si Reali i Madridit të zgjidhte si kundërshtar në finale jo Liverpoolin por Turbinën e Cërrikut sepse nuk pranon të luajë kundër Salah se është non grata”,-tha Boçi./Opinion.al

Pas