Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boçi: Me Lucën do shihemi në gjyq, erdhi të më rrahë dhe iku i rrahur

2021/03/19 at 3:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Boçi: Me Lucën do shihemi në gjyq, erdhi të më rrahë dhe iku i rrahur

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me konfliktin fizik që pati të mërkurën me biznesmenin Gjergj Luca, në një lokal në Labinot të Elbasanit.


Në një dalje për mediat, Boçi ritheksoi se ka qenë Luca ai që ka filluar konfliktin. Gjithashtu, ai hodhi poshtë akuzat e Lucës se pas përplasjes fizike i kishte vjedhur telefonin. Kandidati i PD për deputet tha se telefoni që bie përtokë gjatë sherrit dhe më pas i dorëzohet në dorë nga personi me të cilin shoqërohej, ishte telefoni i tij dhe jo i Lucës.

“Ngjarja dihet, nuk kam ndryshuar version, pas sulmit fizik të filluar nga Luca, unë i kam hipur makinës kam shkuar drejt në prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave. Me gjasë pasi unë jam larguar, Luca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi gjatë përleshjes së detyruar fizike, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarrë atë, duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja kur u sulmova fizikisht nga Luca, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Luca prej kësaj ka prodhuar alibi qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij”.

Sa i përket pamjeve filmike të publikuara në media, Boçi tha se mungon momenti i parë, kryesor ai i agresionit verbal dhe fizik i Lucës kundrejt Boçit.

“Video së transmetuar i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fiizik, i Gjergj Lucës kundër Luçiano Boçit. Ky moment është fshehur me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes. Fakti që video e manipuluar po shpërndahet nga PS dëshmon qartë që Gjergj Luca nuk flet, as nuk vepron nga pozitat e biznesmenit. Ai është thjeshtë një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq, një borxhi i keq i saj”.

“Është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre penale të denoncuar prej meje si kallëzim penal. Nuk e di nëse prokuroria e ka administruar këtë video si provë. Ne marrjen e videos nga vendngjarja, Gjergj Luca i ka shtuar vetes dhe një vepër tjetër kriminale. Cënimi me synim prishjen e provave të një vepre penale të realizuar prej tij. Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale është dëshmi e arrogancës dhe e sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend”.

Ndërkohë, Boçi deklaroi se këtë çështje do ta ndjekë në mënyrë institucionale dhe do të depozitojë sot pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë një ankesë në mënyrë që Inspektorati të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes.

“Për sa i takon kësaj çështje në mënyrë më institucionale të mundshme ne do të depozitojmë sot një ankesë në ILD. Ftoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik për qëllime jashtë gjyqësore të këtyre provave. I bëj thirrje garantëve ndërkombëtarë të reformës në drejtësi, Ambasadës Amerikane dhe prezencës së Komisionit Europian në Tiranë, që të mos lejojnë manipulimin politik të institucioneve të reja të drejtësisë siç ka ndodhur tashmë me policinë e shtetit dhe çdo segment tjetër të administratës. I ftoj miqtë tanë ndërkombëtarë ta mbikëqyrin këtë proces gjyqësor nga afër dhe të vlerësojnë performancën e institucioneve të reja të drejtësisë”.

 Sa i përket Lucës, Boçi tha se me të do të shihet në gjyq. “Me zotin Luca do shihemi në gjyq. Më vjen keq nëse instiktet e mia të vetëmbrojtjes dhe reagimi im prej cënimit fizik prej tij e befasuan atë. Ai erdhi të më rrahë dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm”,- tha Boçi.

Etiketa: bocielbasanKonfliktiluca


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
COVID-19, Kosova shënon 10 viktima dhe 521 raste të reja

Numër i lartë infektimesh nga COVID në Kosovë, regjistrohen 8 viktima

Pas vendimit të Kushtetueses, MSH: Deri më 25 mars ndalohen grumbullimet

Pas vendimit të Kushtetueses, MSH: Deri më 25 mars ndalohen grumbullimet

Postimi i Vuçiç, BE thirrje për përmbajtje të deklaratave

Postimi i Vuçiç, BE thirrje për përmbajtje të deklaratave
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}