DURRËS- Tre nxënës janë aksidentuar sot teksa kalonin rrugën për të shkuar në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet dhe të plagosurit janë të moshës 15-17 vjeç, nxënës të shkollës së mesme profesionale “Olsi Lasko”. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Mirand Bulku 34 vjeç, drejtuesi i mjetit tip BMW po mbahet në komisariat pasi dyshohet se shpejtësia e madhe me të cilën ecte është bërë shkak i këtij aksidenti, fatmirësisht pa viktima.