Deputeti i Libra-s, Ben Blushi ka reaguar në “Facebook” në lidhje me mrrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Blushi me një status ironik, është shprehur se ky vendim jep garanci për njohjen e zgjedhjeve, por ngre edhe dyshimet nësë çadra e Opozitës kishte si qellim vetëm shtyerjen e tyre. Ai gjithashtu ka ironizuar edhe kreun opozitar, Lulzim Bashën, duke u shprehur së është bërë si zv. Kryeministri i Ramës. “Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit.Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!” – shkruan Blushi në fund të statusit.
Statusi i plotë i Ben Blushit:
URIM PËR MARRËVESHJEN
Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në cadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur.Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti,por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit.Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!