TIRANE- Ben Blushi tha sot se statuti i ri i partisë po bëhet me porosi të kryetarit dhe sipas interesave të tij.
“Ajo që po konstatoj jo unë, por shumë njerëz po bëhët një statut për një njeri. Ky nuk është një statut për një parti. Pra po pajtohen me një statut, pra me një normë ineteresat dhe humoret e një personi që është Edi Rama. Pra më vjen keq ta them, por ata që po bëjnë këtë statut janë në rolin e rrobaqepësit. Po i qepin Ramës një kostum. Shofin nëse i ri mirë, i ri ngushtë, i ri gjerë, ka ftohtë, ka vapë, i pëlqejnë kopsat, çfarë ngjyre i pëlqen kostumi. Nuk bëhet kështu një statut. Dhe për analogji statute po bëhet si ligjet”.