Aktualitet

Blushi: S’ka më zgjedhje në parti, vetëm pazare e kriminelë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:00 - 27/11/15 |
b.f

TIRANË- Deputeti Ben Blushi duke folur nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ashpër liderët e partive politike që i kanë kthyer partitë (të majta e të djathta në një ndërmarrje private). Askush nuk zgjidhet më nëpër parti, njerëzit emërohen tha ai, ndaj parlamenti është mbushur me të inkriminuar.

Pjese nga fjala e Blushit në Parlament

Përrenjtë e Parlamentit janë partitë. Ato furnizojnë parlamentin dhe ato nuk janë demokratike ndaj jemi në këtë situatë. Nëpër parti nuk votohet. Nuk i zgjedh drejtuesit anëtarësia drejtuesit. Këtu (parlament) vijnë të fortët sepse nëpër parti nuk votohet. Çfarë ndodh sot me partitë tona? Nëse je i varfër del nga partia, nëse je i pasur hyn, nëse je kriminel hyn nëse je i ndershëm del. Filtri është deformuar. Partitë tona nuk janë bashkime njerëzish me ideale, partitë janë ndërmarrje fitimprurrëse. Si partitë e mëdha edhe të voglat, nuk kanë ndryshim. Pra nuk ndryshojnë programet ndyrshojnë nga fitimet.

Sot në Parlament nuk ka ekonomistë por spekulantë s’ka juristë por ish-të burgosur. Nuk ka inxhinier, por ka nga ana që kanë bërë ndërtime pa leje.

Shumë njerëz tani rrudhin buzët, sidomos këtej (i drejtohet socialistëve). Ne i futëm banditët në parti dhe më pas në Parlament për të mundur bandën në pushtet. E përçmoj, e refuzoj këtë teori.

Kush i futi kriminelët në Parlament? Kjo dëmkë do ti mbetet këtij Kuvendi për shumë dekada. Përgjegjësia nuk është kolektive, por individuale.

Ata që i sollën, i lyen, u bënë make up politik dhe na detyruan të pranojmë shëmtinë si nromalë poltike.

Politika i ktheu këta njerëz në modele për shoqërinë. Të jesh i fortë, i paprekshëm është kthyer në modë në Shqipëri. Ky model po infekton rininë. Cffarë u themi ne sot të rinjve të Shqipërinë? Ne u themi mos përdorni mendjen por muskujt, ne u themi mos mësoni s’ka nevojë për diplomë, por vrisni, trafikoni, shisni drogë se pse kjo është mënyra për të marrë post dhe për të ardhur deri në Parlment.

 

KOMENTO (4)

Shkruaj nje koment

  1. Te gjitha fjalimet e Blushit jane shumm te verteta , jane nje dore e forte per ti rene PADREJTESIVE dhe KORRUPSIONIT qe po na shtyp te terve ne menyre kaq barbare !
    Vlerat e larta te fjalimeve teBlushit i kane demostruar dhe ata qe po e ndjekin ne kete rruge sic foli para disa kohesh z.Majko.
    Nje KORRUPSION MIZERABEL qe del kaq hapur duke nisur qe nga prokuroria e gjyqesori e deri tek nje drejtor i thjeshte qe te heq nga puna e te hedh ne rruge me pa te drejte , e ste mbron kush ,,,

Pas