Deputeti i Libra-s Ben Blushi, në një status të tijin në “Facebook”, ka ngritur pikëpyetjet për numërimin e votave kundër qeverisë, duke marrë shkas nga mungesa e opozitës në zgjedhje. Sipas deputetit, Rama dhe Meta nuk janë njerëzit më të besuar për të bërë diçka të tillë. Ai ka shprehur vullnetin që Libra të jetë pjesë e procesit të numërimit të votave.
Statusi i plotë i Blushit:
LIBRA MERITON TË NUMËROJË VOTAT KUNDËR
Nuk e di nëse PD do vijë në zgjedhje apo jo.Por nëse nuk vjen pyetja që lind ështe kjo:kush do i numërojë votat kundër qeverisë? Vete Qeveria?Pra a ka kuptim që Edi Rama dhe Ilir Meta te numërojnë votat kundër tyre? Kjo ska asnjë kuptim dhe do bëj gjithshka që të mos ndodhë. Rilindja di të numërojë paratë por jo votat dhe ka ardhur koha të dorëzojë numëruesit tek opozita e re parlamentare. LIBRA do kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor./Opinion.al