Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se mund të ketë pasur edhe një përpjekje për ta eleminuar fizikisht Ilir Metën këtë të hënë.
Pasi akuzoi SPAK se ka shpërndarë pamjet e ndalimit të Metës, teksa nxirret me forcë nga makina ai ngriti hipotezën se mund të ketë pasur një tentativë për eliminim fizik të kreut të PL-së.
“Edhe Putini tregohet më i kujdesshëm, nuk i filmon kundërshtarët kur i arreston. Madje mund të ketë pasur edhe një tentativë për ta eliminuar fizikisht Ilir Metën. U bëj thirrje drejtuesve të burgjeve të bëjnë shumë kujdes, të bëjnë shumë kujdes!”, tha Blushi.