Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi mesazh pajtimi Ramës e Bashës: Bëni pakt për integrimin, mos e mbani peng Shqipërinë

2016/11/30 at 12:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Blushi mesazh pajtimi Ramës e Bashës: Bëni pakt për integrimin, mos e mbani peng Shqipërinë

Themeluesi i partisë të re, Libra, Ben Blushi u ka bërë thirrje dy liderve të partive kryesore në vend, Ramës dhe Bashës të bëjnë një pakt të madh për ti hapur rrugën e integrimit Shqipërisë. Ai tha se sot se liderët janë në garë se kush e vonon më shumë këtë proces për ta përdorur si medalje për zgjedhje. Sipas Blushit, nëse zbatohet vetingu, nëse zbatohet dekriminalizimi dhe nëse luftohet droga, Shqipëria mund të hapë negociatat me BE, por për këtë duhet një pakt i madh politik në emër të Shqipërisë ne Europë.

Më poshtë deklarata e plotë e Blushit

Jam sot këtu për të shprehur qëndrimin e LIBRA-s, sa i takon procesit të hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Që në fillim dua të thëm se rruga e Shqipërisë për në Europe po vështirësohet, megjithë përpjekjet e panumërta që shqiptarët kanë bërë në afro 25 vjet dhe megjithë mbështetjen e pakursyer që Bashkimi Europian i ka dhënë vendit edhe ditët e fundit.
E megjithatë, sot ka më shumë mjegull se një javë më parë dhe pas një jave, mund të ketë edhe më shumë mjegull se sot.

Për fat të keq, partitë e vjetra, të cilat mbajnë përgjegjësi për gjëndjen e mjeruar të ekonomisë, për papunësinë, për emigracionin dhe kulturën e pandëshkueshmërisë sërish janë duke luftuar, jo për të shpejtuar integrimin, por për të shkëmbyer arsyet e vonesës.

Nuk jemi në një garë shpejtësie, por në një garë vonese.

Fiton ai që vonon më shumë. Flet më shumë ai që gabon më shumë. Mbrohet më shumë ai që pengon më shumë.

Këto ditë kam dëgjuar shumë deklarata të padenja të cilat nuk do të ndalen edhe në ditët e ardhshme, nëse ishte vetingu, apo dyshimet mbi zgjedhjet, nëse është përhapja e kanabisit apo kriminalizimi i politikës, pengesa kryesore për mjegullën që është krijuar në horizontin europian të Shqipërisë.

Natyrisht që janë të gjitha bashkë.

Edhe shtyrja e procesit të vetingut, edhe kanabizimi, edhe kriminalizimi, edhe korrupsioni, edhe pasiguria për zgjedhjet e vitit 2017.

Për të gjitha këto arsye, fajtorët janë në Shqipëri dhe arsyet janë në Tiranë, dhe as në Bruksel dhe as ne Berlin.

Ka ardhur koha ta pranojmë se jane disa shqiptarë ata që po vonojnë Shqipërinë të antarësohet në Bashkimin Europian.

Fajtorët janë partitë dhe viktima është populli.

Akoma më qesharake është të shikosh se vetingun, dikush e quan kriter dhe dikush e quan kusht, se dekriminalizmin dikush e quan kusht dhe dikush e quan kriter, se kanabizimin e vendit dikush e quan kriter të diktuar dikush e quan kusht të merituar, se zgjedhjet dhe mungesën e reformës zgjedhore dikush e konsideron si kriter dhe dikush kusht.

A ka më rëndësi kjo?

Keto nuk janë kushte që Europa ia ka caktuar Shqipërisë, këto janë kushtet që shqiptarët ia kanë vënë klasës së tyre politike.

Në këtë klimë të acaruar dhe dëmtuese që mund ta shtyjë hapjen e negociatave, LIBRA mendon se klasa politike shqiptare duhet të heqë dorë nga tradita e vjeter sipas të cilës, integrimi është një medalje për zgjedhjet dhe duhet të ulet për një Pakt të Madh për Europën, që mund të përshpejtojë procesin e integrimit duke krijuar më shumë besim tek partnerët europianë.

Duhet ti japim Europës një arsye për të na besuar, gjë për të cilën deri tani kemi dështuar me sukses.

Në Europë nuk shkon dot vetëm qeveria dhe nuk shkon dot klasa politike pa popullin.

Pavarësisht nga dyshimet personale që kam dhe të cilat me thonë se partitë e vjetra nuk e kanë aftësinë për zgjidhje strategjike, besoj se ka edhe pak kohë për të plotësuar kushtet dhe kriteret e domosdoshme të integrimit.

Ne mund ta përshpejtojmë procesin e vetingut urgjentisht, mund ta zbatojmë ligjin e dekriminalizmit rreptësisht dhe menjehere, mund të përsosim sistemin tonë zgjedhor duke kufizuar monopolin e partive mbi numërimin e votave dhe financimet e dyshimta dhe mund ta zhdukim kanabisin për shumë pak ditë.

Kaq pak kërkojnë shqiptarët dhe kaq pak kërkon Europa për të na pranuar.

Mbetem i angazhuar që të mbështes një Pakt të Madh për Europën i cili merr përsipër të hartojë, respektojë dhe zbatojë të pesë prioritet duke nisur me reformën në drejtësi, me reformën zgjedhore dhe dekriminalizmin, deri ditën kur Këshilli Europian do të mblidhet për të dhënë mendimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Nëse Këshilli Europian nuk përcakton një datë dhe hapja e negociatave shtyhet pas zgjedhjeve, natyrisht që do ta konsideroja një dështim që do shtynte për një afat të panjohur procesin e integrimit duke ndikuar jo vetëm në përkeqësimin e klimës së brëndshme politike por edhe në ekonomi dhe mbi të gjitha në besimin në rënie të shqiptarëve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Besoj se është koha të merremi vesh për Europën.

Ne mund të na ndajnë pikëpamjet, por duhet të na bashkojë Shqipëria.

Ju sugjerojmë

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
Sport

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

11 Shtator, 2025 10:21 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre
-U tha në Opinion

Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre

11 Shtator, 2025 10:02 pm
“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re
-U tha në Opinion

“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re

11 Shtator, 2025 9:56 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

11 Shtator, 2025 8:48 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Politikë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

11 Shtator, 2025 8:22 pm
“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA
Bota

“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA

11 Shtator, 2025 7:58 pm
Para
Foto-galeri/ Bota shpreh solidaritetin për klubin brazilian Chapecoense

Foto-galeri/ Bota shpreh solidaritetin për klubin brazilian Chapecoense

Piloti “superhero” i avionit që u rrëzua në Kolumbi, gjesti i tij i shpëtoi jetën 6 personave

Piloti “superhero” i avionit që u rrëzua në Kolumbi, gjesti i tij i shpëtoi jetën 6 personave

Vidhet shtëpia e deputetit socialist në “Myslym Shyri”

Vidhet shtëpia e deputetit socialist në "Myslym Shyri"

TE FUNDIT

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
11 Shtator, 2025

Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë....

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
11 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në...

Lexo më shumë

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
11 Shtator, 2025

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me...

Lexo më shumë

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
11 Shtator, 2025

Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com