Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur se arsyeja kryesore që ka detyruar Edi Ramën të realizojë marrëveshjen me Lulzim Bashën, ka ardhur nga nevoja për të krijuar imunitet nga reforma në drejtësi.
Këtë deklaratë, Blushi e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa shtoi se këto dy forca politike që drejtojnë këta dy njerëz kanë qeverisur këto 12 vitet e fundit; çadra dhe rilindja.
Sipas tij, kush mund të sulmohet nga reforma në drejtësi, ata që kanë drejtuar apo ata që kanë kritikuar një qeverisje të tillë?