Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar ndaj fotos që është shpërndarë në rrjetet sociale ku ai shihet me Lul Berishën, personin për lirimin e të cilit ai ka akuzuar Vangjush Dakon.
Në videon e shpërndarë nga Ben Blushi në rrejtin social Facebook, shihet kreu i LIBRA-s duke bërë një foto me Lulzim Berishën, ish-kreu i Bandës së Durrësit.
Blushi u shpreh se afrimi i Lul Berishës për të bërë një foto është një pritë e vërtetë dhe për një fakt të tillë media duhet të reagojë dhe të dënojë një akt se si një politikani dhe njeriu të lirë, në një vend të lirë i dalin përballë kriminelët që ishin në burg dhe e kërcënojnë.
Sipas tij, ky akt është një kërcënim i plotë, sepse foto që ka bërë e ka postuar me qëllim për t’u thënë të gjithëve: Blushi është shoku im.