Pas tërheqejes së PS dhe Kryeministrit Rama nga zgjedhjet vendore të Kavajës, ka reaguar edhe deputeti Ben Blushi. Blushi e ka konsideruar këtë tërheqje si një mundësi që ka mbyllur edhe zhvillimin e zgjedhjen normal të 18 qershorit. Sipas Blushit tërheqja e Ramës është bërë nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.
“EDI RAMA U TËRHOQ NGA FRIKA
Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë.Pse mos tërhiqet edhe nga 18 qershori? Nuk ka asnjë ndryshim. Pyetja është kush ka të drejtë ta qeverisë Kavajën pa zgjedhje?Dhe kush ka të drejtë ta qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje?Kjo ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.Pas Kavajës cdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe cdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur”, shkruan Blushi./opinion.al