Kryesore

Blushi: “Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman, Rama ia ofroi NATO për bazë të sigurtë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 22/08/22 |
Opi Nion

Pas ngjarjeve të ndodhura ditët e fundit ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në bazën ushtarake të Gramshit si dhe katër turistë çekë tëntuan të hyjnë në Poliçan, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se shtetas të huaj kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Sipas Blushit, vetëm dy muaj më parë “blogerë” të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Më tej ai shkruan se institucionet kanë dështuar sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj se çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

“INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman! Kryeministri ia ofroi NATO-s në maj 2022 për bazë të sigurtë!

Vetëm dy muaj më parë “blogerë” të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve!

Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Kur “blogerë” apo “turistë” janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç’mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin.

Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!

http://ëëë.evropaelire.org/…/baza-detare…/31870027.html

Shpërdorimi i detyrës duhet t’i vendosë sa më parë para ligjit të gjithë përgjegjësit! Institucionet nuk kanë funksionuar! Qartësisht kanë dështuar!”-shkruan Blushi.

Pas