Deputeti socialist Ben Blushi do të jetë sot pasdite në panairin e librit në Tiranë, jo në cilësinë e politikanit, por të shkrimtarit. Të gjithë dashamirësit e letërsisë apo politikës së tij do të kenë mundësinë të marrin të autografuar librin e fundit të Blusit, “Kandidati”.
Një oponent i fortë i maxhorancës, pjesë e së cilës është edhe vetë, Blushi e ka marrë fyrmëzimin pikërisht nga zgjedhjet vendore, për të mishëruar në letërsi “kandidatin” e tij.