Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!

2023/09/22 at 2:22 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Blushi: A duhet legalizuar eutanazija? Një shpëtim!

Nga Ben Blushi


SI E VRAU VETEN NJË MIK

Një njeri që e njoh prej 30 vjetësh vrau veten. Disa muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe pas shumë përpjekjeve,torturave përpëlitëse dhe netësh pagjumë, vendosi ta sulmonte tumorin me tuba dhe thika dhe të bënte një ndërhyrje që ia shtoi edhe më shumë vuajtjet dhe ia hoqi shpresën përfundimisht.

Kur i doli narkoza, mjekët i thanë se ndoshta nuk kishte më shumë se dy javë jetë. E kthyen në shtëpi të gjymtyar, të përgjysmuar, të mavijosur, të dobët, të zhbërë dhe aq të pafuqishëm saqë gruaja dhe vajza e ushqenin, e lanin, e ngrinin dhe e ndrronin si një bebe sa herë e pastronin. Sapo kuptoi se ky proces i neveritshëm shërbimi, do vazhdonte deri ditën e fundit të jetës, mori pistoletën dhe vrau veten. Kishte qenë polic.

Iku duke mbrotjur dinjitetin e vet dhe duke i kursyer gruas dhe fëmijëve një dhimbje që ndoshta nuk do t’u shqitet më kurrë. I zhveshur nga funksionet jetësore, atij i kishte mbetur në dorë vetëm një gjë: të mos zhburrërohej. Duke vrarë veten u çlirua nga dara dhe nga dora e hekurt e metastazave dhe po ashtu shpëtoi njerëzit që donte nga një skelet që merr frymë, siç ishte katandisur.

Unë e admiroj këtë njeri. Ai gjeti forcë t’i japi fund jetës atëherë kur ajo u kthye në një mizori.

Para se të ikte pagoi të gjitha borxhet që kishte bashkë me faturën e funeralit të vet. Shkonte çdo ditë te varri, të cilin e kishte bërë gati prej muajsh. E ujiste, e zbukuronte, e rregullonte, e sistemonte, duke e mbjellë me lule dhe duke fërkuar pllakën e bardhë me emrin e tij. Në varreza, me siguri kishte patur kohë të njihej me fqinjët, me të cilët tani do kalojë pjesën e mbetur të vdekjes dhe ishte miqësuar me varrmihësit e vet duke pirë një kafe pa sheqer dhe ndoshta duke i lënë një bakshish që ta varrosnin mirë.

Kur imagjinoj sesi ka marrë armën dhe ka parë diellin për herë të fundit, përpiqem të hyj në kokën e një njeriu që e di se po vdes. Çfarë mendimesh mund të ketë dikush që del çdo ditë nga shtëpia dhe shkon në varrin e tij njëlloj sikur shkon në punë. Aty flet me vete, qan, ngashërehet, urren, mëshiron, kujton, harron, fal dhe mërzitet për gjërat që nuk i bëri dot, pa u gëzuar për gjërat që i bëri mot dhe si bën më sot.

Arsyeja pse po shkruaj këto rreshta nuk është dhimbja për atë që iku, por për ata si ai që janë ende gjallë. Pacientë terminalë që dergjen nëpër spitale, të kthyer në mbetje biologjike e cila as nuk ndjen, as nuk shijon, as nuk lëviz, por vegjeton. Këta njerëz që nuk kanë asnjë faj për gjendjen ku ndodhen, përveçse jetojnë në ferr, janë dhe ferri i atyre që duan dhe i duan. Nuk ka gjë më të rëndë se sa kur ata që të duan, duan vetëm se si të shpëtojnë nga ty. Këtu vdekja ka korrur fitoren e parë të madhe. Të ka marrë dhembsurinë e tyre, para se të marrë pjesërisht trupin, pastaj mendjen dhe në fund shpirtin.

Shumica e këtyre të sëmurëve luten çdo ditë si të vdesin. Por nuk dinë se si. Nëse do kishin mundësi dhe kurajo do ta kishin vrarë veten njëlloj si miku im, por fatkeqësisht ata nuk kanë as kurajo dhe as mundësi. Të shtrirë nëpër krevate nga ku nuk ngrihen më, ata nuk dalin dot në rrugë për të blerë një armë dhe për të vrarë veten. Atëherë kush i shpëton ata nga jeta? Kush i jep fund jetës së tyre pa kuptim?

Vende të cilat janë ndarë nga traditat kishtare, sipas të cilave jetën mund të marrë vetëm ai që ta ka dhënë, pra Zoti, po e zgjidhin këtë dilemë në favor të njeriut. Ata mendojnë më shumë për dhimbjet e njeriut sesa të Zotit. Ata kanë miratuar eutanazinë, ose vdekjen e asistuar, e cila i jep mundësi pacientëve të pashpresë, të zgjedhin të vdesin atëherë kur kërkojnë të vdesin, sepse nuk munden më, sepse edhe shkenca nuk mundet më.

Shteti të lejon dhe të ndihmon të vdesësh. Nuk ke nevojë të kërkosh një armë, të hidhesh nga dritarja,të presësh damarët apo të shëmtohesh e të deformohesh duke cënuar dinjitetin tënd. Mund të vdesësh me lejen dhe me ndihmën e shtetit. Mjafton një shiringë e mbushur me lëng që të ve në gjumë për të mos u zgjuar më. Një grup mjekësh miratojnë procedurën e parashikuar nga ligji dhe jeta jote ndërpritet në mënyrë paqësore. Mes teje dhe vdekjes ka kompromis. Ka mirëkuptim.

Meqë Shqipëria po kthehet gradualisht në një Republikë Ultraliberale, e cila lejon me ligj shumicën e veseve njerëzore, përfshi tymosjen, bastet dhe lojërat e fatit,pa folur për veset që toleron pa ligj, atëherë pse mos e lejojë dhe vdekjen e ëmbël? A duhet të kenë të drejtë pacientët e pashpresë t’i kërkojnë shtetit t’i vrasë, atëherë kur nuk munden më? Pse duhet që njerëzit të vrasin veten kur mund t’ia kërkojnë këtë shërbim shtetit, të cilit i paguajnë taksa për të jetuar më mirë, por edhe për të vdekur më mirë?

A duhet legalizuar eutanazija?

Sa e ëmbël dhe shpëtimtare do ishte eutanazija për mikun tim polic dhe familjen e tij, e cila sot me siguri është e traumatizuar nga pistoleta që i mori jetën babait. Në provincat e Shqipërisë, si kudo tjetër, për fat të keq vetëvrasja paragjykohet dhe quhet një akt i ulët, një anomali. Sigurisht që vetëvrasja është një dorëzim, por në rastin e mikut tim është një detyrim. Një shpëtim. Është një zgjidhje dinjitoze të cilën nuk kishte ku ta kërkonte tjetër. Atë e braktisi natyra, shkenca, shteti dhe Zoti. E lanë vetëm. E tradhëtuan. Prandaj e gjeti zgjidhjen vetë, si një qenije e fortë, racionale dhe inteligjente. Natyrisht nuk do ta bënte sikur shteti ta ndihmonte të vdiste përmes eutanazisë. Përmes vdekjes së ëmbël të cilën kaq shumë njerëz mezi e presin dhe sigurisht e meritojnë prej kohësh.



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan

Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan

Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Tregtonte bombola me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Rrjedhja e të dhënave/ E firmosur nga 45 deputetë, zbardhet kërkesa e opozitës për hetimin parlamentar

Rrjedhja e të dhënave/ E firmosur nga 45 deputetë, zbardhet kërkesa e opozitës për hetimin parlamentar
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com