Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blogu prestigjoz ndërkombëtar promovon Shqipërinë, ja cilat destinacione nuk duhet të humbisni

2017/06/04 at 3:46 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Blogu prestigjoz ndërkombëtar promovon Shqipërinë, ja cilat destinacione nuk duhet të humbisni

Plazhet e mrekullueshme, ushqimi i shkëlqyer, dhe një buxhet modest janë tre pika sipërfaqësore që përshkruajnë më së miri këtë vend të gjallë ballkanik. Ndërsa po bëhet gjithnjë e më e pëlqyer nga turistët, Shqipëria përsëri mbetet një vend i bukur por i pazbuluar. Sigurisht që vendi ofron bregdete të mrekullueshme, dhe është një atraksion turistik, por arsyeja më e mirë për të udhëtuar drejt Shqipërisë është të zbulosh një vend krejtësisht të panjohur, të mbështjellë në mister pas dekadave të izolimit.


Përgatituni të dashuroheni me këtë vend të mrekullueshëm, nga kryeqyteti Tirana, dhe deri në ujërat mahnitëse dhe të kristalta të jugut, dhe deri te qytetet e lashta. Një eskursion përmes Shqipërisë, është një aventurë e vërtetë. Le të shohim se cilat janë vendet më të mira për t’u vizituar.

Tirana

Harroni Londrën, Parisin, ose Romën, për të vizituar një qytet të pasur me kulturë, histori dhe gastronomi, ende i pa mbipopullur nga turistët, kjo është Tirana. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është tashmë ndalesa e radhës për turistët që dëshirojnë të vizitojnë Ballkanin. Destincioni më i gjallë i kryeqytetit është Blloku, apo ndryshe lagjia më e famshme e qytetit. Në këtë zonë ndalesa jonë e parë është tek “Café Colonial”, një vend i mrekullueshëm tek i cili stafi do t’ju ndihmojë të zgjidhni një kokteil të krijuar për gustot tuaja.

Zemra e qytetit është sheshi Skënderbej, me xhminë, statujën e Skënderbeut dhe Kullën e Sahatit.  Bëni një turne në Muzeun Historik Kombëtar, të stolisur me mozaikë të mrekullueshëm, për të mësuar historinë e vendit. Vizitoni Bunk’Art2, një muze i hapur së fundmi kushtuar viktimave të komunizmit, i cili ndodhet në qendër të Tiranës. Restoranti më i mirë në qytet? Shkoni në Padam, një pikë referimi për gastronominë shqiptare i vendosur në një vilë me një menu degustimi gourmet. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë restorant, është të kërkoni një rekomandim nga kuzhunieri i guximshëm Fundim Gjepali.

Berati

Pak njerëz mund t’i rezistojnë bukurisë unike të së këtij qyteti të vjetër të mbrojtur nga UNESCO.  Zemra e këtij qyteti të mrekullueshëm është lagjia Mangalem, një qendër mbresëlënëse osmane, me shtëpi tipike ngjyrë të bardhë dhe dritare të vogla që vijojnë deri në kodër ku ndodhet edhe kështjella duke fituar titullin “qyteti i një mijë dritareve”. Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por është i vetmi vend që i dha fund luftës së Dytë Botërore, me më shumë çifutë se sa kishte në fillim të luftës. Shqipëria gjithashtu është një vend me një tolerancë të madhe fetare për fetë e tjera si Ortodoksizmi dhe Katolicizmi.  Gjatë regjimit komunist, diktatori Enver Hoxha i ndaloi rreptësisht të gjithë fetë në vend. Edhe pas hapjes së tempujve në vitet 90’, shqiptarët përsëri e praktikojnë fenë në mënyrë private. Ju do të shihni më shumë gra me shami në kokë në Londër apo Paris se sa në Shqipëri. Berati është simbol i kësaj tolerance fetare, dhe kjo është një nga arsyet se përse u mor në mbrojtje nga UNESCO. Por pavarësisht se është një atraksion turistik, Berati ka arritur të mbajeë një atmosferë të kënaqshme. Nëse dëshironi të mësoni më shumë për historinë e këtij qyteti, vizitoni Muzeumin Etnografik, të vendosur në një shtëpi të epokës osmane.

Gjirokastër

Vizitoni kështjellën e Gjirokastrës antike, për horizonte verbuese. Sapo të arrini në Gjirokastër, do e kuptoni përse është faqja e mbrojtes së UNESCO-s. Një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, emri i së cilës përkthehet “Kalaja e Argjendë”, dhe kjo tregon qartë bashkimin e kulturave shqiptare, greke, dhe turke. Por Shqipëria nuk është një shtrirje e Greqisë dhe Turqisë,  vendi ka një identitet të madh kombëtar, gjuha shqipe është me origjinë indo-evropiane, por është krejtësisht ndryshe nga gjuhët e tjera në zonë. Edhe pse alfabeti është latin, tignujt e shkronjave tingëllojnë ndryshe. Gjirokastra është gjithashtu edhe vendlindja e diktatorit komunist Enver Hoxha, dhe si e tillë ajo mbeti e paprekur gjatë regjimit komunist, me urdhër të diktatorit. Përveç shkatërrimit të xhamive, (qyteti ka vetëm një xhami). Shtëpia e dikurshme e diktatorit tashmë është Muzeu i bukur Etnografik që meriton një vizitë. Qyteti është edhe vendlindja e shkrimtarit më të rëndësishëm shqiptar, Ismail Kadare (i nominuar pesë herë për Çmimin Nobel), i cili shkroi “Kronikë në Gurë”, ngjarjet e së cilës janë vendosur në Gijrokastër dhe tregojnë historinë e qytetit gjatë pushtimit italian dhe grek në Luftën e Parë Botërore dhe II.

Riviera shqiptare

Duke ecur përgjatë vijës bregdetare shqiptare do të zbuloni peisazhe të habitshme të mbushura me fshatra tradicional, ujra të kristalta, kisha ortodokse, dhe male që rriten në mënyrë dramatike. Riviera shqiptare është një ndalesë për shumë turistë, pasi në të ndodhen bregdetet e fundit të paprekur të Evropës. Eksplorimi i kësaj vije bregdetare ku takohen bregdeti Adriatik dhe Jon është një domosdoshmëri. Filloni udhëtimin tuaj nga qyteti i Vlorës (dy orë me makinë nga Tirana) dhe drejtohuni në gadishullin e Karaburunit të  dhe në ishullin e Sazanit me ndihmën e Teuta Boat. Kjo zonë dikur ishte bazë ushtarake, por sot është një Park Kombëtar dhe vendi më i mirë për t’u vizituar në Vlorë.

Më pas është koha për të shkuar në jug. Përkundër transformimit të Rivierës në vitet e fundit, ka ende pika idilike të cilat të lënë pa frymë përgjatë këtij bregu të thyer. Palasa është plazhi i parë i aksesueshëm në Rivierë pas negocimit të prejardhjes së jashtëzakonshme përmes Kalimit të Llogarasë. Për vizitat verbuese shkojmë në Dhërmi. Ky është një nga plazhet më të famshëm në Shqipëri (këtu do të gjeni edhe restorante të mira, ku më i miri është “Sofra e Pashait”, mbani mend të porositni linguine me fruta  deti). Përpara sezonit të pikut, është shumë  qetë, ndërsa muajt e verës tani janë shumë të zënë, plazhi është mjaft i gjatë për ata që kërkojnë një vend të qetë larg turmave (përfshirë plazhin e bukur të Drymades). Plazhi shtatë kilometra afër fshatit Borsh është më i madhi në Rivierë. Ksamili, një plazh i mrekullueshëm pranë Sarandës (kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare) është një qendër e madhe e turizmit dhe gjatë sezonit të verës mbushet plotë me turistë.

Parku Arkeologjik i Butrintit

Përpara se të largoheni nga Shqipëria, duhet të vizitoni edhe Parkun Arkeologjik të Butrintit.  Parku ndodhet në afërsi të kufirit grek dhe është një orë larg nga Saranda. Rrënojat e lashta të Butrintit ndodhen në një mjedis fantastik natyror dhe nga një sërë periudhash, që përfshijnë 2,500 vite. Ndonëse ishte e banuar shumë kohë më parë, grekët nga Korfuzi u vendosën në kodrën e Butrintit në shekullin e 6 para Krishtit. Brenda një shekulli vendi ishte bërë një qytet i fortifikuar tregtar. Prosperiteti i Butrintit vazhdoi gjatë periudhës romake dhe bizantinët e bënë atë një qendër kishtare. Pastaj qyteti pati një rënie të gjatë dhe u braktis deri në vitin 1927 kur arritën arkeologët italianë. Rënia më e mrekullueshme është me siguri teatri grek i shekullit të 3-të, i izoluar në pyllin e akropolit. Parku, i njohur për bukurinë dhe qetësinë e tij, është një mikrokozmos i kulturës së Mesdheut, çuditërisht i lirë nga turistët edhe në kulmin e verës dhe pikat e shikimit janë vendi i përsosur për të kapur foton tuaj të fundit të këtij vendi të pabesueshëm.

Përshtati nga “Paste Magazine” Ema Shazivari/Opinion.al

Etiketa: Shqiperia tirana berati gjirokastra butrinti jugu


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
INSTAT: Investimet e huaja në Shqipëri pësuan rënie

INSTAT: Investimet e huaja në Shqipëri pësuan rënie

Rrëfimi i Emilianës: Burri më vuri thikën në fyt vetëm se u kreva tek parukuerja

Rrëfimi i Emilianës: Burri më vuri thikën në fyt vetëm se u kreva tek parukuerja

Zbulohet mashtrimi, babai shqiptar dhe i biri nën hetim për përfitime parash

Shkatërrohet banda e drogës, drejtohej nga një shqiptar (emri)
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com