Deputeti Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi së bashku me deputetët e Rithemelimit dhe të grupit të Bardhit bllokoi për të dytën herë mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ai e quajti mbledhjen një teatër ndërsa tha se deputetët e grupit të Bashës, edhe sot bojkotuan mbledhjen duke mos u paraqitur.
“E patë edhe sot një teatër tjetër i pështirë i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët që kanë marrë me dhunë përfaqësimin në komisionin e Reformës Zgjedhore sot bojkotuan mbledhjen siç kanë bërë për 2 vite me radhë. Kjo është tallja dhe pengmarrja që u kanë bërë përfaqësuesve që kanë dalë me vota të PD-së”- u shpreh Salianji.