Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bllokuan autostradën dhe nisën të kërcenin, Policia arreston dasmorët

2021/08/24 at 4:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokuan autostradën dhe nisën të kërcenin, Policia arreston dasmorët

Policia e Lezhës ka njoftuar ditën e sotme se ka proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, të cilët penguan lëvizjen e lirë të makinave të tjera, duke bllokuar rrugën gjatë një ceremonie martesore.

Bëhet me dije gjithashtu se autoritetet kanë bllokuar 4 automjetet e tyre si dhe i kanë vendosur gjobë drejtuesve.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Sa i përket personave të arrestuar ata janë:

G. V., 32 vjeç,

V. Ll., 32 vjeç,

J. S., 21 vjeç

V. D., 45 vjeç.

Të arrestuarit janë banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, kanë identifikuar dhe proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, të cilët penguan lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremonie martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë bënë bllokimin e 4 automjeteve, si dhe proceduan administrativisht drejtuesit e tyre.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Etiketa: autostradedasmelezhe

Ju sugjerojmë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Durrës/Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur,pranga shoferit

16 Janar, 2026 1:32 pm
Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin
Politikë

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

16 Janar, 2026 12:40 pm
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë
Politikë

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë

16 Janar, 2026 12:27 pm
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…

16 Janar, 2026 12:25 pm
Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE
Kryesore

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE

16 Janar, 2026 12:13 pm
Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi në 3 biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi në 3 biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

16 Janar, 2026 12:09 pm
“Me apo pa opozitën, reformat do ecin”, mesazhi për deputetët në mbledhjen e grupit
Kryesore

“Me apo pa opozitën, reformat do ecin”, mesazhi për deputetët në mbledhjen e grupit

16 Janar, 2026 11:57 am
Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Bota

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

16 Janar, 2026 10:18 am
Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Para
Mbeti e plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçajt, Liçi:Pash vdekjen me sy!

Mbeti e plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçajt, Liçi:Pash vdekjen me sy!

Tiranë/ Zjarr në afërsi të nënstacionit elektrik, OSHEE ndërpret energjinë

Ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Tiranë, OSHEE jep njoftimin

Koronavirus/ Regjistrohen 39 raste të reja dhe 2 viktima në vend

COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen 800 raste të reja në 24 orët e fundit

TE FUNDIT

Durrës/Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur,pranga shoferit

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
16 Janar, 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me...

Lexo më shumë

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin
16 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndryshime në administratën e Kuvendit, duke theksuar nevojën për modernizim institucional, transformim teknologjik dhe ndërtimin...

Lexo më shumë

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë
16 Janar, 2026

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt...

Lexo më shumë

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
16 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, Shqipëria nuk i përmbush standardet e BE, lidhur me sigurinë ushqimore, për shkak të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com