Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar bllokime në rrugën Gjirokastër- Tepelenë. Qarkullimi i automjeteve është paralizuar në segmentin nga Viroi në Gjirokastër; ndërsa autoriteti i Rrugëve po përpiqet të marrë ndonjë masë.
Por natyra me shira të paparë, deri tani ka fituar.
Reshjet intensive kanë sjellë daljen nga shtrati të liqenit të Viroit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat.
Prurja e ujit nga liqeni që shkarkohet mbi rrugë është rritur dhe pengon kalimin e autoveturave.
Punonjësit e ARRSH, kompanisë së mirëmbajtjes, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën.