Ditën e sotme biznesmenë, banorë dhe peshkatarë kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën që të çon në Pashaliman.
Qytetarët po protestojnë në lidhje me vendimin i cili nuk i lejon ata të kalojnë në bazën e Pashalimanit, sipas orareve dhe rregullave të reja që janë vendosur për këtë zonë, që u vunë në kuadër të masave për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake.
Qytetarët kanë kërkuar takim me drejtuesit e bezes si dhe i kanë bëri thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që të gjej një zgjidhje për situatën e krijuar prej vendimit për ndalimin e kalimit të tyre.
Orari është vendosur nga ora 8 deri në orën 15, por peshkatarët kanë kërkuar që të kenë një orar të pakufizuar, ashtu siç ka qenë para vendimit të ri, pasi në këtë mënyrë dëmtohet puna e tyre./ Opinion.al E.Xh.