Një ngarkesë cigaresh kontrabandë është bllokuar sot në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare.
E gjithë sasia u gjend në një autobus që vinte nga Maqedonia e Veriut. Në total ishin 450 të markave të ndryshme, si Malboro, Woliston, BOS, një pjesë e të cilave janë sekuestruar ditën e djeshme, ndërsa 20 prej tyre janë bllokuar këtë mëngjes.
Për këtë ngjarje policia arrestoi shtetasin Q.S, 32 vjeç nga Gostivari. Ai akuzohet për “Tregëtim të mallrave kontrabandë”.
Materialet do ti kalojnë prokurorisë për të kryer procedimet e mëtejshme. /Opinion.al