Një sasi e konsiderueshme eurosh false janë bllokuar në Portin e Durrësit.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shifra shkon në 1.5 milionë euro, në kartmonedha 100-ëshe.
Valuta po futej ne territorin shqiptar. Sasia e konsiderueshme e eurove ishte fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
Mjeti ishte nisur nga Belgjika, por nuk ka ende një pronar. Policia ka nisur hetimet./abcnews.al