Kronikë

Bllokohet 800 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar


               Publikuar në : 19:09 - 24/02/20 |
Al Do

Policia greke tha se bllokoi rreth 800 kg marijuanë, në zonën e Filatit, disa kilometër afër kufirit me Shqipërinë. Sipas policisë greke lënda narkotike u gjet në një makinë frigoriferike që drejtohej nga një shtetas grek. Policia greke tha se shoferi i kamionit dhe njw gruaa 40 vjeçare u arrestuan, ndërsa sasia e drogës dhe automjeti u sekuestruan.

Policia Kufitare shqiptare tha se nga kontaktet me homologët grekë, rezulton se kamioni nuk është është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga Pika Kufitare e Qafë Botës, në Sarandë. Sipas policisë shqiptare autoritetet e Pikës Kufitare të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek. Mjetet greke të informimit që i referohen burimeve policore greke flasin se lënda narkotike është futur nga Shqipëria dhe po hetohet nwse është transportuar në ngarkesa të vogla në kamionin që u sekuestrua në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Tre ditë më parë policia shqiptare bllokoi në Pikën e Qavfë Botës rreth 35 kilogramë marijuanë dhe arrestoi shoferin e autoveturës, i cili rezultoi më pas si punonjës i shërbimit doganor shqiptar. Autoritetet shqiptare urdhëruan krahas arrestimit edhe lirmin e menjëhershëm të doganierit nga detyra.

Kufiri shqiptaro grek vijon të jetë në shënjestrën e trafikantëve të lëndëve narkotike, që përdorin jo vetëm pikat kufitare, por edhe kufirin e gjelbër, për të transportuar marijuanë të kultivuar në Shqipëri drejt territorit grek. Sipas të dhënave policore, bazuar në operacionet ndaj narkotikëve, Greqia është destinacioni i dytë i marijuanës shqiptare pas Italisë. /VOA

Pas