Bota

Bllokohen miliona ton eksporte të grurit të Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 06/05/22 |
Opi Nion

Njëzet e pesë milionë tonë drithë ukrainase, që do të eksportohen, janë bllokuar për shkak se portet e Detit të Zi janë mbyllur, thotë Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së.

Zëvendës drejtori i FAO-s Josef Schmidhuber tha gjithashtu në një konferencë shtypi në Gjenevë se rreth 700,000 ton drithë dukej se ishin zhdukur, bazuar në raportet e mediave sociale se trupat ruse po vidhnin drithë dhe pajisje bujqësore nga Ukraina, shkruan BBC.

Mungesa e drithit po çon në rritje të çmimeve globale të ushqimit, mes paralajmërimeve nga agjencitë e ndihmës së OKB-së se shumë vende të varura ose nga furnizimet ushqimore humanitare ose nga importet e drithërave ruse ose ukrainase, përballen me pasiguri ushqimore dhe madje edhe urinë./Opinion.al

Pas