Kryeministri Edi Rama komentoi sërish protestën e studentëve. Ata vendosën që të përshkallëzojnë protestën duke u zhvendosen në nyjet kryesore të Tiranës, si Zogu i Zi dhe 21 Dhjetori. Rama thotë se kjo është instruktuar nga opozita.
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”, shkruan Rama në twitter.
Aktualisht një pjesë e studentëve vazhdojne të qendrojnë tek Kryeministria, një pjesë kanë bllokuar Zogun e Zi.